OKB: Shenjat jetike të ndryshimit të klimës thyen të gjitha rekordet e mëparshme në 2021!
Katër nga treguesit kryesorë për ndryshimin e klimës kanë thyer rekorde edhe një herë pas evidencave të frikshme për mungesën e përpjekjeve për të kufizuar ngrohjen katastrofike globale. “Klima jonë po ndryshon para syve tanë. Nxehtësia e bllokuar nga gazrat serrë të shkaktuara nga njeriu do të ngrohë planetin për shumë breza që do të vijnë”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i WOM, Profesor Petteri Taalas.

Pamje magjepsëse/ Zbulohet pylli i madh antik brenda një grope
Kinë- Zbulohet pylli antik brenda një shpelle nëntokësore në Kinë.
Gropa është afro 200 metra në sipërfaqen e një mali.
Ajo përfshin pemë dhe bimë antike, të cilat edhe mund të fshehin disa specie që nuk janë zbuluar kurrë më parë.

Nga prodhuesi më i madh i naftës në Europë në një superfuqi e burimeve të rinovueshme!
Norvegjia ka zbuluar planet për një zgjerim të madh të prodhimit të saj të energjisë së erës në det të hapur deri në vitin 2040, duke synuar të kthejë një vend që ka ndërtuar pasurinë e tij në naftë dhe gaz në një eksportues të energjisë elektrike të rinovueshme

Plastika në landfillet amerikane vlen miliarda dollarë – Riciklimi, më i shtrenjtë se prodhimi i plastikës së re
Sipas vlerësimeve të reja nga Departamenti i Energjisë (DOE), një mesatare prej 7.2 miliardë dollarësh plastikë përfundoi në landfille në Shtetet e Bashkuara në 2019.

Ka madhësinë e qytetit të Filadelfias, zbulohet liqeni që mund të zbulojë se si dukej Antarktida para se të ngrinte
Shkencëtarët që hetojnë pjesën e poshtme të shtresës më të madhe të akullit në botë në Antarktidë, kanë zbuluar një liqen me madhësinë e një qyteti. Liqeni, i quajtur Snow Eagle, është rreth 370 km katrorë (48 km i gjatë dhe rreth 15 km i thellë) – afërsisht e njëjtë me qytetin e Filadelfias.
