Venecia, alarm i kuq nga përmbytja në Bazilikën e San Marco-s dhe në të tjera monumente
Reshjet e shiut dhe përmbytjet kanë karakterizuar gjithë Italinë në orët e fundit. Në Venecia, lartësia e ujit nga përmbytjet ka arritur në 127 centimetra, kurse brenda Bazilikës së San Marco-s më shumë se 70 cm. Moti i keq ka ndikuar edhe në Veneto dhe pjesën tjetër të Verilindjes, e ndikuar nga Ciklonet mesdhetarë që afrohen nga veri-perëndimi.

Koralet janë sëmurë! Sëmundja misterioze po i vret dita-ditës
Koralet me ngjyra të mrekullueshme të kuqe, të verdha apo purpurta të barrierës mezoamerikane janë sëmurë, e janë kthyer në të bardha. Shkencëtarët po kërkojnë dëshpërimisht të zbulojnë sëmundjen misterioze që është duke vrarë koralet në Karaibe. Brenda më shumë se një viti, në këtë zonë janë zhdukur mbi 30 përqind të koraleve nga një sëmundje që njihet shumë pak, e quajtur SCTLD.

Australia i druhet "katastrofës", shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Rajonet në lindje të Australisë paralajmërojnë se ditën e martë vendi mund të përballet me një katastrofë të vërtetë zjarresh. Temperaturat e larta dhe erërat e forta po përhapin flakët në mënyrë të rrezikshme, dhe u kanë marrë jetën 3 personave. Autoritetet australiane në rajonet lindore kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga zjarret.

Shishet plastike kundër kanaçeve të aluminit - Kush do ta fitojë luftën? Nuk ka zgjidhje 100% të gjelbër!
Kompanitë globale të shisheve të ujit po përpiqen të shtojnë përdorimin e kanaçeve të aluminit, që janë lehtësisht të riciklueshme, për të zëvëndësuar përdorimin e plastikës që ka ndotur oqeanet. Pavarësisht se kjo duket si një zgjidhje e lehtë për mjedisin, nuk është një alternativë tërësisht e “gjelbër”. Kanaçet e aluminit mund të reduktojnë me të vërtetë mbetjet në oqean, por ato kanë gjithashtu një çmim ekologjik.

Ndryshimet klimatike sfidë për prodhimin e verës – Vështirësitë e vreshtarëve
Me përmbytjet e papritura, thatësirat e zgjatura, ngricat e pranverës dhe stuhitë e çmendura, ndryshimi i klimës ka qenë përgjegjës për shumë korrje të shkatërruara. Por, një kulturë bujqësore, e vlerësuar pothuajse në mënyrë universale, është veçanërisht e ndjeshme ndaj motit. Vreshtat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndryshimit të klimës, sepse u duhen vite për tu krijuar.
