Lajme nga bota


Koralet janë sëmurë! Sëmundja misterioze po i vret dita-ditës

Koralet me ngjyra të mrekullueshme të kuqe, të verdha apo purpurta të barrierës mezoamerikane janë sëmurë, e janë kthyer në të bardha. Shkencëtarët po kërkojnë dëshpërimisht të zbulojnë sëmundjen misterioze që është duke vrarë koralet në Karaibe. Brenda më shumë se një viti, në këtë zonë janë zhdukur mbi 30 përqind të koraleve nga një sëmundje që njihet shumë pak, e quajtur SCTLD.

LEXO ME SHUME >


Australia i druhet "katastrofës", shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Rajonet në lindje të Australisë paralajmërojnë se ditën e martë vendi mund të përballet me një katastrofë të vërtetë zjarresh. Temperaturat e larta dhe erërat e forta po përhapin flakët në mënyrë të rrezikshme, dhe u kanë marrë jetën 3 personave. Autoritetet australiane në rajonet lindore kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga zjarret.

LEXO ME SHUME >


Shishet plastike kundër kanaçeve të aluminit - Kush do ta fitojë luftën? Nuk ka zgjidhje 100% të gjelbër!

Kompanitë globale të shisheve të ujit po përpiqen të shtojnë përdorimin e kanaçeve të aluminit, që janë lehtësisht të riciklueshme, për të zëvëndësuar përdorimin e plastikës që ka ndotur oqeanet.  Pavarësisht se kjo duket si një zgjidhje e lehtë për mjedisin, nuk është një alternativë tërësisht e “gjelbër”. Kanaçet e aluminit mund të reduktojnë me të vërtetë mbetjet në oqean, por ato kanë gjithashtu një çmim ekologjik.

LEXO ME SHUME >


Ndryshimet klimatike sfidë për prodhimin e verës – Vështirësitë e vreshtarëve

Me përmbytjet e papritura, thatësirat e zgjatura, ngricat e pranverës dhe stuhitë e çmendura, ndryshimi i klimës ka qenë përgjegjës për shumë korrje të shkatërruara. Por, një kulturë bujqësore, e vlerësuar pothuajse në mënyrë universale, është veçanërisht e ndjeshme ndaj motit. Vreshtat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndryshimit të klimës, sepse u duhen vite për tu krijuar.

LEXO ME SHUME >


Përmbytje masive në Britani, njerëzit bllokohen brenda qendrave tregtare

Veriu dhe qendra e Anglisë është përfshirë nga përmbytje masive, duke sjellë evakuuimin e shumë njerëzve nga zonat e rrezikuara. Yorkshire dhe Midlands janë qytetet më të prekuara nga kjo situatë. Banorët e 35 shtëpive janë evakuuar në Mansfield, pasi uji arriti nivele shumë të larta.

LEXO ME SHUME >

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.