Paraardhësi i njeriut? Shkencëtarët gjejnë majmunin 12 milionë vjeçar në zemër të Evropës
Ecja në pozicion të drejtë e qenieve njerëzore të ditëve të sotme u pa për herë të parë tek një paraardhës në Evropë dhe jo në Afrikë, siç supozohej më parë, deklaroi një grup ndërkombëtar studiuesish. Një studim në revistën shkencore “Nature”, sugjeron se një paraardhës i mundshëm i njerëzve dhe majmunëve ishte në gjendje të lëvizte në dy këmbë, pothuajse 12 milionë vjet më parë.

Ndotja e rrezikshme në Indi, qarkullimi i makinave sipas targave tek a çift
Cilësia e ajrit në kryeqytetin Nju-Delhi të Indisë është përkeqësuar së tepërmi në javët e fundit. Autoritetet mendojnë se mund të përmirësojnë disi situatën duke alternatuar qarkullimin ditor të makinave private sipas targave. Në kryeqytetin indian do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në përpjekjen për të ulur nivelet e rrezikshme të ndotjes. Makinat me targat tek dhe çift do të mund të lëvizin në Nju-Delhi me alternime deri në datën 15 nëntor.

Rritja e makinave elektrike – E shpejtë, por shumë larg zëvendësimit të makinave tradicionale
Transporti elektrik po rritet me një normë të shpejtë në të gjithë botën, por do të duhet kohë përpara se të bëhet zgjedhja kryesore. Nga 5.1 milionë makina elektrike në botë, thuajse 2 milionë janë shitur në Kinë, Europë dhe SHBA, në vitin e kaluar. Prodhuesit kinez, BYD dhe ‘Bejing Electric Vehicle’, kompania amerikane Tesla dhe Nissan i Japonisë, janë lojtarët kryesorë. Këto kanë prodhuar thuajse 560,000 makina tërësisht elektrike.

Risia / Një gjethe artificiale transformon dioksidin e karbonit në karburant! Hapi i radhës: Të bëhet e tregtueshme
Një gjethe artificiale arrin të transformojë dioksidin e karbonit në karburant, ashtu siç bëjnë bimët kur përdorin energjinë e dritës së diellit për të transformuar dioksidin e karbonit në ushqim. Rezultati është publikuar në revistën “Nature Energy” nga universiteti kanadez i Waterloo.

Leonardo Di Caprio takon Greta Thunberg – “Është një udhëheqëse e kohës sonë”
Aktori Leonardo Di Caprio ndau një fotografi të vetes me aktivisten për ndryshimin e klimës Greta Thunberg. Ai shkroi se shpresonte se “mesazhi i Gretës është një thirrje zgjimi për udhëheqësit botërorë kudo” dhe se “koha për mosveprim ka mbaruar”.
