Aplikim për mbështetje për projekte në fushën mjedisore:
Programi i Granteve të Vogla i Fondit Global për Mjedisin GEF (Global Environment Facility-Small Grants Programme –GEF/SGP), njofton të interesuarit se nëpërmjet një fondi limit prej $20,000 ka hapur një thirrje për një projekt propozim të vetëm që ka për qëllim identifikimin e praktikave më të mira dhe mësimet e nxjerra nga projektet e SGP të zbatura gjatë periudhës 2019 – 2024. Për detajet e projekt propozimit referojuni dokumentit bashkëngjitur.
Aplikimet mirëpriten nga OJQ dhe/ose Institucione akademike, të cilat kanë një experience të mëparshme si dhe kapacitete të nevojshme në vlerësime të ngjashme në të shkuarën.
Për çdo subjekt duhen bashkëngjitur këto dokumenta:
- Projekt propozimi
- Vendimi i Gjykatës, Statuti i Shoqatës, Akti i themelimit
- Fotokopje e NIPT
- Përshkrim i aktiviteteve të ngjashme në të shkuarën të kryera nga subjekti propozues
- Letër rekomandimi të lëshuar nga porositësi për aktivitete të ngjashme të zbatuara nga propozuesi, ku të adresohet qartësisht performanca e propozuesit në atë aktivitet.
Për të marrë formularët e nevojshëm ju lutem dërgoni një kërkesë me titull/subjekt “Formular” në adresën [email protected]
Vlera maksimale e grantit që mund të përfitohet nga SGP në këtë rast është $20,000 dhe projekti duhet të përfundojë në 31 Maj 2025.
Sqarojmë që sasia maksimale që po e njëjta OJQ mund të përfitojë brenda ciklit 2019-2025 është $50,000 shumë kjo që mund të përfitohet në një grant të vetëm ose e shpërndarë në më tepër se një grant.
Propozimet duhet të jenë dorëzuar pranë zyrës së SGP në formë elektronike dhe shkresore të firmosura jo më vonë se data, 25 Janar 2025.
Adresa:
- Arian Gaçe, Koordinator
Rruga Themistokli Germenji, Pall. LID, Ap. 4/4,
PO1060, Tiranë,
e-mail:[email protected]
Mob: 0692090568
Për detaje të plota lidhur me sfondin e projektit, objektivat dhe kërkesat, ju lutemi shqyrtoni Termat e Referencës të plota, bashkëlidhur këtu: