Apliko për Internship në REC Albania
Programi Internship në REC Albania është i hapur për të gjithë, përgjatë gjithë kohës. Ky program ndihmon të rinjtë e interesuar në çështjet mjedisore, për të fituar përvojë në projektet mjedisore dhe siguron mbështetje për të sapodiplomuarit në vendosjen e kontakteve me OJF të tjera. Ai gjithashtu siguron një mjedis të përshtatshëm për të rinjtë për të vënë në praktikë njohuritë e tyre nëpërmjet programeve tona dhe përmirëson bashkëpunimin midis REC Albania dhe organizatave të tjera mjedisore.
