Njoftime


Konkursi Evropian për Inovacion Social do të dhurojë 150,000 Euro për 3 ide të modës së qëndrueshme.

Edicioni i vitit 2020 i Konkursit Evropian për Inovacion Social, një çmim i krijuar tetë vite më parë nga Komisioni Evropian, do të përqëndrohet këtë vit në risitë e qëndrueshme të modës. Nën sloganin Ri-imagjinoni Modën: Ndryshimi i sjelljeve për modë të qëndrueshme, konkursi i këtij viti po kërkon projekte që synojnë të ndryshojnë mënyrat e prodhimit, blerjes, përdorimit dhe riciklimit të rrobave.

Konkursi është i hapur për qytetarët e të gjitha shteteve anëtare të BE-së, si dhe vendet si Shqipëria, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia. Juria do të zgjedhë tre ide fituese në nëntor, secila prej të cilave do të marrë një çmim prej 50,000 Eurosh (afërsisht 42,600 Paund).

Juria po kërkon ide të biznesit për të zvogëluar gjurmën mjedisore të modës, të përmirësojë ndikimin e saj shoqëror dhe të ndryshojë sjelljen e konsumatorit. Aplikuesit nuk kanë nevojë domosdoshmërisht të kenë një kompani: konkursi është i hapur për studentë, stilistë dhe krijues, jo vetëm sipërmarrës.

Aplikimet janë të hapura deri më datë, 4 Mars dhe përmes faqes së internetit të konkursit ju mund të gjeni informacione shtesë rreth çmimit dhe kritereve të aplikimit: https://eusic.challenges.org

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.