Apliko për Internship në REC Albania
Programi Internship në REC Albania është i hapur për të gjithë, përgjatë gjithë kohës. Ky program ndihmon të rinjtë e interesuar në çështjet mjedisore, për të fituar përvojë në projektet mjedisore dhe siguron mbështetje për të sapodiplomuarit në vendosjen e kontakteve me OJF të tjera. Ai gjithashtu siguron një mjedis të përshtatshëm për të rinjtë për të vënë në praktikë njohuritë e tyre nëpërmjet programeve tona dhe përmirëson bashkëpunimin midis REC Albania dhe organizatave të tjera mjedisore.
INFORMACION KRYESOR:
- Të interesuarit mund të aplikojnë për një nga mundësitë aktuale të pjesëmarrjes në programin internship, duke ndjekur procedurën e aplikimit.
- Të rinjtë që duan të aplikojnë duhet të kenë një diplomë universitare dhe të jenë të disponueshëm për të punuar me projektet e REC Albania.
- Praktikantët do të punojnë drejtpërsëdrejti me një mbikqyrës (menaxher projekti nga stafi i REC Albania).
- Praktikantët kanë mundësi të përdorin bazën materiale të REC Albania, përfshirë bibliotekën, internetin dhe komunikimin me email, si dhe mund të vendosin kontakte me organizata të tjera nëpërmjet databazës sonë apo aktiviteteve tona.
- Programi Internship zgjat një muaj, nga e hëna në të premten (fundjava pushim).
- Kohëzgjatja 9:00-13:00 ose 13:00 - 17:00.
- Marrëveshja e Internship-it përfshin termat e referencës, të cilat do të plotësohen dhe firmosen shumë shpejt, pas ardhjes së praktikantit.
PROCEDURA E APLIKIMIT:
Për të plotësuar formën e aplikimit, klikoni "Apliko Tani"
