Njoftime


Ftesë për pjesëmarrje në pedalim: "Java Europiane e Lëvizshmërisë"

Bashkia e Tiranës edhe këtë vit do të marrë pjesë në aktivitetet që zhvillohen në kuadër të Javës Europiane të Lëvizshmërisë. "Java Europiane e Lëvizshmërisë" është një iniciativë e përvitshme e Komisionit Europian për Lëvizshmëri të Qëndrueshme Urbane, e cila zhvillohet në datat 16-22 Shtator 2023.

Në këtë kuadër, Bashkia e Tiranës do të organizojë disa aktivitete që kanë për qëllim promovimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe jetesës së shëndetshme.

Një nga këto aktivitete është pedalimi me biçikletë, si traditë në shumë qytete europiane. Për këtë arsye Bashkia Tiranë i fton të gjithë qytetarët të bashkohen në pedalimin, i cili nis nga "Sheshi Nënë Tereza", ditën e martë, datë 19.09.2023, ora 17:30.

Itinerari i këtij pedalimi do të jetë: Fillimi Sheshi Nënë Tereza - Libri Universitar - Sheshi Willson - Rr. Sami Frashëri - Bulevardi Bajram Curri - Lumi i Lanës - Bulevardi Gjergj Fishta - Bulevardi Dëshmorët e Kombit - Sheshi Skënderbej - Bulevardi Zogu I - Bulevardi i Ri -Përfundimi Sheshi Skënderbej.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.