Parku natyror Korab-Koritnik ka pritur 800 mijë vizitorë muajt e pare të vitit

Parku natyror Korab-Koritnik është cilësuar si një nga zonat më të bukura që ka rajoni i Kukësit dhe veriu i Shqipërisë. Ky park shtrihet në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit dhe në të mund të gjesh gjithë bukurinë natyrore dhe peizazhet e mrekullueshme. Kohët e fundit ai po vizitohet gjithnjë e […]

By Mjedisi Sot

Parku natyror Korab-Koritnik është cilësuar si një nga zonat më të bukura që ka rajoni i Kukësit dhe veriu i Shqipërisë.

Ky park shtrihet në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit dhe në të mund të gjesh gjithë bukurinë natyrore dhe peizazhet e mrekullueshme.

Kohët e fundit ai po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistët vendas e të huaj, referon Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku natyror Korab – Koritnik, një prej perlave të zonave tona të mbrojtura, ka pritur në muajt e pare të vitit, plot 800 mijë vizitorë.

Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë.

Përveç tij, vargamali ka edhe kreshta të tjera me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë që gjallërojnë në periudhën e pranverës dhe verës.

Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve mbuluar me borë, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor, dimër dhe verë.