Rrezikohen muret e kalasë së Skëndërbeut dhe vilat turisktike si pasojë e erozionit tek Kepi i Rodonit dhe plazhi i Hamallajt

Erozioni rrezikon edhe Kepin e Rodonit dhe plazhin e Hamallajt. Gazetarët e emisionit Vetting në…

By Mjedisi Sot

Erozioni rrezikon edhe Kepin e Rodonit dhe plazhin e Hamallajt. Gazetarët e emisionit Vetting në News24 kanë mbledhur dëshmi mbi atë se çfarë ka ndodhur në këto zonë në të paktën 34 vite e fundit, ku jo vetëm erozioni, por edhe dora e njeriut, po rrezikojnë dy prej zonave brendetare të Shqipërisë. Madje ekspertët paralajmërojnë se me ritmet e erozionit, vilat turistike në Hamallaj do të jenë nën ujë pas disa vitesh.

Kepi i Rodonit e ka marrë emrin prej perëndisë pagano-ilire Redon. Mendohet të ketë qenë stacion i flotës detare ilire. Shumë shekuj më pas prijësi i shqiptarëve Skënderbeu zgjodhi këtë vend si një shteg të lirë për të dalë në det pa u kushtëzuar nga venedikasit që kishin nën sundim gjithë vijën bregdetare.

Sipas historianëve, kalaja e Skënderbeut nisi të ndërtohej pas rrethimit të parë të Krujës. Muret e saj u përfunduan në 1452 nga mjeshtra venecianë që e ndërtuan me një gjatësi prej 400 metrash dhe me kulla të rrumbullakëta në majat e saj.

E konsideruar si perla sekrete bregdetit verior, e mbushur me histori, mite dhe legjenda antike, Kepi i Rodonit  ndodhet seriozisht në rrezik. Pjesa më e madhe mureve rrethues gjendet tashmë në det si shkak i erozionit të detit Adriatik. Nga rrënojat sot ka mbetur në këmbë një pjesë shumë e vogël e një kalaje gjigande. Diku reziston ende një pjesës e murit të jashtëm të kalasë. Vizitorët e Kepit nuk mund të rezistojnë pa shkuar pranë kalasë dhe rrënojave të saj nën ujë. Një monument kulture që përveçse i rrezikuar nga erozioni, dora e njeriut në Kalanë e Skënderbeut i ka humbur asaj dinjitetin që i takon më shumë se 500-vjecarë. Sipas dekanit të fakultetit të pyjeve, në Universiteti Bujqësor Kamëz, Ervin Toromani, “Në Kepin e Rodonit është më tepër një fenomen natyror sesa një fenomen i shkaktuar nga dora e njeriut. Aty është një fenomen ku bashkohet veprimi i ujit dhe erës. Erozini aty shkaktohet nga era që përplas dallgët e detit me bregun dhe me sipërfaqe toke bujqësore, por edhe me pemë. Është një problematikë, natyrisht duhet të adresohet, duhet të ndërtohen barriera mbrojtëse për të penguar avancimin e detit në sipërfaqe të tokave bujqësore dhe bregut që po gërryen vazhdimisht.”

Lehtësisht vihen re gjurmët e gërryerjes detare në fund të Kepit të Rodonit. Duke ecur pak metra me këmbë në këtë vijë bregdetare sheh dëmtimet që janë bërë nga “sulmi” i detit, ku bregu më rërë ngushtohet gjithnjë e më shumë ndërsa kodra gërryhet.

Plazhi i Hamallaj

Banorët e zonës por edhe specialistët thonë se më shumë se 300 metra vijë tokësore në të gjithë bregun duke përfshirë edhe Gjirin e Lalzit pak kilometra më tej, janë gërryer nga deti. Ekspert Mjedisit Endri Haxhiraj shprehet për “ Vetting” se “ veprimtaria e njerëzve në zonat bregdetare shqiptare ka ndikuar negativisht. Marrja ndonjëherë e inerteve pranë lumenjve ka bërë që prurjet të jenë më masive të dherave, apo heqja e rërës në zona të ndryshme. Ndërhyrja pa kriter në vijën bregdetare për shumë vite me rradhë mund të ketë ndikuar negativisht në këtë fenomen.

Deti ka përpirë sipërfaqe të mëdha toke, por shqetësimi i banorëve mbetet neglizhenca që i është bërë nga shteti i cili nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar këtë fenomen. Sipas Ervin Toromanit, dekan në Fakultetin e Pyjeve në Universitetin Bujqësor, para viteve 1990 pothuajse në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë ka patur brez me pisha të cilat kontribuonin për mbrojtjen e tokës. Por pas viteve 1990, në zonën e Hamallaj dhe shkëmbit të Kavajës, nisën ndërtimet pa kriter duke shkatërruar brezin mbrojtës që ishte krijuar me pemë. Profesori shprehet se fajtor për erozionin në këtë zonë, është njeriu i cili ka shkatërruar natyrën për ta zëvendësuar me komplekse turistike dhe banesa.