Kalendari Mjedisor

Rritet sasia e energjise së prodhuar nga HEC-et private në Shqipëri

Tremujori i parë i këtij viti shënoi tejkalim të energjisë së prodhuar nga hidrocentralet private, koncesionare dhe prodhuesit fotovoltaikë në raport me atë të prodhuar në HEC-et publike, referon Agjencia Telegrafike Shqiptare. Shqipëria tashmë ka arritur të gjithë prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme të energjisë, me pjesën dërrmuese nga hidrocentralet. Sipas INSTAT hidrocentralet […]

By Mjedisi Sot

Tremujori i parë i këtij viti shënoi tejkalim të energjisë së prodhuar nga hidrocentralet private, koncesionare dhe prodhuesit fotovoltaikë në raport me atë të prodhuar në HEC-et publike, referon Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria tashmë ka arritur të gjithë prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme të energjisë, me pjesën dërrmuese nga hidrocentralet.

Sipas INSTAT hidrocentralet publike, në tremujorin e parë të vitit 2024, prodhuan 1.162 GWh nga 1.614 GWh të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2023, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 28.1 %.

Hidrocentralet private dhe koncesionare, prodhuan 1.246 GWh nga 1.156 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 7.8 %.

Ndryshimi në lidhje me tregun e prodhimit të energjisë lidhet së pari me rritjen e konsiderueshme të numrit të HEC-eve private që janë futur në ciklin e prodhimit, por dhe me politikat e kompanive publike për të administruar rezervën hidrike në kaskadën e Drinit.

Duke rishikuar ligjin “Për sektorin e energjisë”, qeveria po nxit më tej zhvillimin e burimeve të rinovueshme për t’u përafruar me standardet e Bashkimit European.