Agjencia Evropiane e Mjedisit ka publikuar raportin për cilësinë e ujërave të banjës në Evropë, Shqipëri dhe Zvicër për vitin 2023. Aty rezulton se vendi ynë renditet i fundit për cilësinë e ujërave.
Analizat e plazheve në 119 zona të Shqipërisë tregojnë se vetëm 41% e ujërave kanë cilësi të shkëlqyer. Këto të dhëna tregojnë se Shqipëria ka ende shumë për të bërë për të arritur rezultate të larta.
Kjo panoramë pret pushuesit, ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë nga pushteti vendor e as ai qendror.
Flora Xhemani, eksperte turizmi, u shpreh: ‘Problematika e ndotjes së mjedisit apo kanalizimeve të ujërave të ndotura është një problematikë e vjetër që po përpiqen t’i gjejnë një zgjidhje të re, në gjykimin tim jo zgjidhja e duhur. Po detyrohen subjektet turistike, hotelet, resortet dhe restorantet të blejnë impiante të filtrimit të ujërave të ndotura në mënyrë individuale, edhe ato subjekte që janë të lidhura me kolektorin, pra me sistemin qendror të filtrimit të ujërave. Është një vendim i gabuar dhe abuziv pasi nuk e zgjidh problemin.
Ka plot subjekte të tjera që derdhin ujërat e ndotura në det ose në lumenj dhe, bashkuar këto me ujërat e filtruara të hoteleve që në numër janë shumë të vogla, jo vetëm që nuk e zgjidh por shkakton problematika të reja sepse do të rriten çmimet.