Ushqim i shëndetshëm, planet i shëndetshëm: përfitimet mjedisore të të ushqyerit mirë

Nuk ka nevojë të zgjedhësh midis ushqimeve të qëndrueshme dhe të shëndetshme: ajo që është e mirë për planetin është shpesh e mirë për trupin, thotë një studim publikuar së fundmi nga Gazeta Panorama. Studiuesit u përpoqën të kuptojnë më mirë marrëdhëniet midis ushqimit dhe mjedisit, duke u përqendruar në 15 klasa ushqimore (produkte qumështore, […]

By Mjedisi Sot

Nuk ka nevojë të zgjedhësh midis ushqimeve të qëndrueshme dhe të shëndetshme: ajo që është e mirë për planetin është shpesh e mirë për trupin, thotë një studim publikuar së fundmi nga Gazeta Panorama.

Studiuesit u përpoqën të kuptojnë më mirë marrëdhëniet midis ushqimit dhe mjedisit, duke u përqendruar në 15 klasa ushqimore (produkte qumështore, mish pule, vezë, peshk, fruta, perime, bishtajore, arra, vaj ulliri, patate, mish të kuq të përpunuar dhe jo, drithëra të rafinuara dhe kokërr plotë, pije me sheqer).

Qëllimi i studimit ishte të kuptonte lidhjen e këtyre ushqimeve me disa tregues mjedisorë dhe shëndetësorë (siç janë emetimet, përdorimi i tokës dhe ujit, si dhe diabeti, goditja në tru, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri). Për ta bërë këtë, shkencëtarët kanë përdorur studime epidemiologjike nga njëra anë dhe analizat e ciklit jetësor të ushqimeve të analizuara nga ana tjetër.

Rezultati? Studiuesit thonë se ne duhet të bëjmë një kthesë të sintetizuar: në krahasim me trendin e marrë vitet e fundit (që ka parë rritjen e ushqimeve më pak të shëndetshme, dhe rrjedhimisht edhe të sëmundjeve jo ngjitëse), duhet të preferojmë atë që shkenca thotë se është e mirë për trupin, sepse kështu vepron edhe për mjedisin.

Pra të zgjedhim ushqime të tilla si frutat, perimet, bishtajoret dhe drithërat. Në të njëjtën kohë, ana tjetër e medaljes tregon se ushqimet më pak të shëndetshme janë që kanë ndikim më të madh në mjedis (mish i kuq i përpunuar).

Në mesin e këtyre ekstremeve ata vëzhguan gjithashtu situata dhe përjashtime më pak të qarta: peshqit, për shembull, të konsideruar përgjithësisht të shëndetshëm, kanë ndikime më të moderuara në mjedis, shpjegojnë shkencëtarët. Ndërsa klasat përfundimisht të dëmshme për shëndetin, siç janë pijet me sheqer, kanë një ndikim të kufizuar nga pikëpamja mjedisore.

Një dietë e mirë për mjedisin mund të zvogëlojë me 50% konsumin e miellit të rafinuar, sheqernave dhe mishit, deri në vitin 2050, duke rritur konsumin e frutave, miellit integral, farave dhe peshkut. Të njëjtat kategori, sot konsiderohen si gurthemelet e një diete të shëndetshme.

Sipas ekspertëve, mbështetja në një dietë të ngjashme mund të zvogëlojë ndjeshëm vdekjet vjetore për shkak të sëmundjeve të lidhura me ushqimin jo të shëndetshëm.