logo

Kryefaqja

Ndotja globale e ajrit: Shkencëtarët zbulojnë një zgjidhje natyrale për minimizimin e saj

Përmes një studimi të realizuar kohët e fundit nga Universiteti Sheffield në Angli, është zbuluar se disa kërpudha mund të thithin 36% të ndotjes vjetore botërore të ajrit. Këto gjetje janë të rëndësishme dhe do të kenë ndikim të madh në luftën kundër ndryshimeve klimatike në shkallë globale. Po ashtu gjetjet kanë bërë që kërpudhave tu kushtohet rëndësi më e madhe dhe të shihen si një zgjidhje e mundshme, e lënë jashtë vëmendjes në të shkuarën, por potencialisht jetike për moderimin e shkallës së ndotjes së ajrit. 

Nga Dragostunja në Togëz, ankesat e banorëve kundër HEC-ve në vesh të shurdhër. Ekspertët: Duhet moratorium

Banorët e Grabovës së Sipërme kanë vendosur të kundërshtojnë me çdo formë ndërtimin e HEC-Grabova 1 dhe 2 në Gramsh. Ata pretendojnë se HEC-i do t’i marrë ujin, do t’i shkatërrojë mjedisin dhe do detyrohen të largohen nga kjo zonë. Nëpërmjet një peticioni të nisur qysh në vitin 2020 që mban firmat e mbi 100 kryefamiljarëve, ata i kërkojnë qeverisë pezullimin dhe më pas prishjen e kontratës me kompanitë dhe mosndërtimin e dy HEC-eve në këtë zonë.

Thellohet skandali me shkarkimet e Albchrome

Skandali me shkarkimet e ndotjes që shkaktohet nga kompanitë e përpunimit të kromit në Elbasan thellohet edhe më tej. Situatën alarmante e pranon për MCN edhe zëvendësdrejtori i inspektoratit të mjedisit në Elbasan, Ismail Dybeli.

“Kurora e tymtë” e Elbasanit

Lavdie Lekrama banon prej 6 dekadash në fshatin Bradashesh pranë qytetit të Elbasanit. Pavarësisht se jeton në fshat, ajo sheh të njëjtën pamje çdo zbardhje dite para shtëpisë së saj: oxhaqe në ngjyrë të kuqërremtë që flakërojnë tymin e dendur në ajër.