logo

Kryefaqja

Lamtumirë Divjakë! Parku Kombëtar nën sulmin e zhvillimit

Një projekt zhvillimi ka mbërritur në territorin e mbrojtur të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Materiali mban titullin Kingcoast Divjaka dhe sipas autorëve, ai “synon të shndërrojë këtë thesar të fshehur të Evropës, në një destinacion magjepsës pushimesh, të pakrahasueshëm në rajon”. Fjala është, jo vetëm për një pjesë të parkut, por për të gjithë territorin e tij, që prej Emisarit të Myseqezë poshtë në jug, e deri pranë  Grykëderdhjes së Shkumbinit, lart në veri.

Projekti reklamon zonën qendrore e cila ndodhet nën mbrojtje strikte dhe parashikon ndërhyrje të zgjeruara, të cilat, në rrethanat kur mbrojtja ndaj parqeve kombëtare dobësohet për shkak të ndryshimeve të fundit ligjore të propozuara, e bëjnë më të lehtë zbatimin e tij.

Qeveria u hap rrugën investimeve strategjike në zonat e mbrojtura

‘Nga shiu në breshër’, BIRN: Përmes një truku procedurial, Këshilli i Ministrave kërkon të ndryshojë rrënjësisht ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke i hapur rrugë ndërtimit brenda tyre të projekteve strategjike. Drafti i qeverisë shmang konsultimin publik dhe është sipas aktivistëve mjedisorë, edhe më i rrezikshëm se sa varianti i deputetëve socialistë.