logo

Kryefaqja

Ndryshimet klimatike, shqetësim për rezervat ujore globale

Ndryshimet klimatike po japin efekte nga më të ndryshmet dhe një prej tyre duket se lidhet me rezervat ujore. Një artikull i përbashkët i përfaqësuesit të Entit Rregullator të Ujit dhe atij të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (UK) nënvizon veçanërisht masat që duhet të merren në vazhdim nga shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve për të zvogëluar efektet që vijnë nga këto ndryshime.

COP28: Shqipëria, ndër vendet e rrallë që nuk shkarkon CO2 për prodhim energjie

COP28 markon takimin vjetor klimatik të 28-të të Kombeve të Bashkuara, ku përfaqësuesit e shteteve do të diskutojnë mbi ndryshimet klimatike. Ky samit mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, nga data 30 nëntor, deri më 12 dhjetor 2023.

Në ditën e dytë të samitit, liderët botërorë dhanë deklaratat e tyre kombëtare, si një mundësi për të fokusuar vëmendjen në prioritetet dhe aksionet konkrete për të limituar rritjen e temperaturës globale me 1.5°C dhe për arritjen e objektivave të Marrëveshjes së Parisit. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, gjithashtu mori pjesë në këtë samit, ku jo vetëm shprehu aksionet mbi gazet serrë, por edhe theksoi shqetësimet e tij:

Të dhënat e OKB: Si po e sëmurin botën ndryshimet klimatike

Stresi i nxehtësisë. Dëmtimi i mushkërive nga tymi i zjarreve. Përhapja e mushkonjave që bartin sëmundje në rajone të reja falë rritjes së temperaturave. Këto javë vetëm disa nga mënyrat se si është ndikuar dhe përkeqësuar shëndeti publik nga ndryshimet klimatike. Për herë të parë, këto kanë qenë në qendër të vëmendjes në samitin vjetor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për klimën, COP28. Ministrat qeveritarë pritet të bisedojmë për mënyrat se si mund t’i mbrojnë njerëzit nga kërcënimet shëndetësore si pasojë e ndryshimit klimatik, të cilat rrezikojnë ta zhbëjnë përparimin dekadash në shëndetin publik.

Ndryshimet ekstreme të motit: A është njerëzimi në kufi të vijës së kuqe?

I nxehti, zjarret e vazhdueshëm, shirat e rrëmbyeshëm, tajfunet dhe urraganet janë disa prej fenomeneve natyrore të cilat faktojnë se pjesa më e madhe e hemisferës veriore, përgjatë verës së vitit 2023, është goditur nga moti ekstrem. Megjithatë nuk mund të vërtetohet se të gjitha këto ngjarje lidhen drejtpërsëdrejti me ndryshimin e klimës

El Nino sërish prezent! Parashikimi i Severe Weather Europe, si do të jetë dimri?

Ka një ndryshim të dukshëm në modelet aktuale në krahasim me vitin e kaluar, me tendenca që shfaqen për modelet dinamike të motit në pjesën qendrore dhe lindore në Shtetet e Bashkuara dhe veri të Evropës. Si një fenomen në rritje, El Nino do të jetë një ndër faktorët kryesorë për sezonin e dimrit 2023/2024 në hemisferën veriore, shkruan Severe Weather Europe. Duke parë së pari temperaturën, mund të shohim një sinjalizim interesant për pjesën veriore të Evropës.