logo

Kryefaqja

New York Times: Majat e thepisura ku enden alpinistët dhe bredhin barinjtë

E famshmja New York Times, në sugjerimet e destinacioneve që duhen vizituar në vitin 2024, ka listuar Alpet shqiptare, me Bjeshkët e Nemuna.

Vargmali malor në Shqipërinë veriore, i njohur si Bjeshkët e Nemuna ose Alpet shqiptare (edhe pse kalojnë në Mal të Zi e Kosovë) ka tërhequr prej vitesh alpinistë që kërkojnë qetësi mes majave të larta të tij.

Megjithatë, ky thesar i bukurisë shqiptare mund të mos jetë paqësor dhe për shumë gjatë. Linjat ajrore si Ryanair ose Wizz njoftuan rrugë të reja për në Shqipëri, duke i bërë liqenet e qelqtë dhe shumë shtigje të pazbuluar më të aksesueshëm për eksploruesit shkruan New York Times.

Dikur të arritshëm vetëm me makina të mëdha, fshatrat veriore si Thethi tanimë mund të zbulohen përmes rrugëve të ngushta por të shtruara, edhe pse shoferët mund të kenë ende nevojë për të pritur një a dy lopë kalimtare. Vizitorët mund të qëndrojnë me vendasit në bujtina ose ferma për të shijuar jetën e qetë e rurale përpara se të ecin në Qafën e Valbonës brenda Parkut Kombëtar që përfshin 200,000 hektarë. Aty aventurierët mund të shijojnë luginat me lule të egra e barinjtë që kujdesen për kopetë e tyre.