logo

Kryefaqja

Vendgrumbullimet e mbetjeve farmaceutike në Tiranë

Në hartën përkrah, pikat e grumbullimit të mbetjeve farmaceutike paraqiten me simbolin

Nëse klikoni mbi këtë simbol, do ju shfaqen informacione më të detajuara mbi vendgrumbullimin e mbetjeve farmaceutike, duke përfshirë këtu adresën e vendgrumbullimit.

Krijimi dhe publikimi i kësaj harte është bërë në kuadër të projektit “Tirana Ime 2.0 – PharmaWipe”, i cili zbatohet nga Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Shqipëri). Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit “Kryeqytetet bashkëpunojnë për sfidat e për bashkëta në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme – Jerevan, Varshavë, Tiranë”.

*Kjo hartë është prodhuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij produkti është përgjegjësi e vetme e Qendrës Burimore të Mjedisit (REC) në Shqipëri dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron qëndrimin e Bashkimit Evropian.