logo

Kryefaqja

A e dini se 95% e plastikës në oqeane vjen nga këta 10 lumenj?

Ndotja e ekosistemeve detare nga mbetjet plastike është një problem ekologjik në rritje, për shkak të qëndrueshmërisë së plastikës në mjedis. Ndër shkaktarët kryesorë të plastikës në ekosistemet detare janë lumenjtë. Në një studim të vitit 2017, rezultoi se 95% e plastikës së gjetur në oqeane vjen vetëm nga këta 10 lumenj:

      1.    Lumi Yangtze (Chang Jiang)

      2.    Indus

      3.    Lumi i Verdhë (Huang He)

      4.    Hai He

      5.    Nili

      6.    Meghna, Bramaputra, Ganges

      7.    Lumi Pearl (Zhujiang)

      8.    Amur

      9.    Niger

     10. Mekong

8 nga këta 10 lumenj me prurjet më të mëdha të plastikës ndodhen në Azi. Duhet theksuar se në këtë studim janë analizuar 1350 lumenj në gjithë botën.