Më të fundit

  • 30 shkencëtarë zhvillojnë studime shkencore në Vjosë: Ndaloni HEC-in

    Prej 4 ditësh një ekip i përbërë nga 30 shkencëtarë nga Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Shqipëria, po kryejnë studime shkencore në Lumin e Vjosës të parë efektet që pritet te ketë ndërtimi i hidrocentralit të Pocemit. Në një konferencë të mbajtur dje në fshatin Kutë, ata prezantuan rezultatet e para ku janë identifikuar 20 lloje të ndryshme të peshqve për vetëm dy ditë. Profesori Fritz Schiemer nga Universiteti i Vjenës, teksa foli për vlerat e lumit të Vjosës, bëri thirrje për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit.

    Lexo me shume
  • Maliq, nis rehabilitimi i Pyllit të Fazanëve

    Bashkia e Maliqit ka nisur punën për rehabilitimin e Pyllit të Fazanëve, për ta kthyer në një pikë turistike për vendas e të huaj. Synimi është që pyllit, i shpallur monument natyre në vitet ‘60, t’i rikthehen edhe kafshët dhe shpendët. Fazani prej të cilit ka marrë edhe emrin është zhdukur prej vitesh dhe një ndër projektet do t’i kushtohet rritjes së tyre. Konkretisht, bashkia ka nisur punën për ndërtimin dhe ndriçimin e rrugës hyrëse për në Pyllin e Fazanëve. Po rikonstruktohen dy ndërtesave ekzistuese brenda pyllit, njëra prej të cilave do të shërbejë si muze dhe do të vazhdohet me rrethimin me rrjetë.

    Lexo me shume
  • Rinoceronti mashkull i fundit në botë, regjistrohet në Tinder për të shmangur zhdukjen

    Ai ndoshta nuk është i dashuri më ideal, por nëse një rinoceront i bardhë verior shfaqet në ekranin tuaj në Tinder, ndoshta do t’ju zgjojë kureshtjen për të rrëshkitur gishtin djathtas ekranit. I quajtur nga ekspertët e kafshëve të egra si “beqari më i përshtatshëm në botë”, 43-vjeçari Sudan është mashkulli i vetëm i mbetur i llojit të tij. “Nuk dua të jem shumë i drejtpërdrejtë, por fati i species varet tek unë,” shkruhet në profilin e rinocerontit në aplikacionin e takimeve romantike. “Unë performoj shumë mirë nën presion.”

    Lexo me shume

Profesori i Universitetit të famshëm gjerman të arkitekturës ligjëron të premten në Shkodër

Prof. Ivan Kucina, njëri nga emrat e shquar të arkitekturës bashkëkohore, profesor në Dessau International School of Architecture, Anhalt University të Gjermanisë, do të ligjërojë të premten, më 28 Prill 2017 në Shkodër. I ftuar nga organizata GO2 në kuadër të forumeve "E drejta mbi qytetin" (Right to the City), Prof. Kucina do të trajtojë temën "Kthimi i jopublikes në publike - Drejt Zhvillimit të të Mirave Urbane në Qytetin Pas-Socialist". Ligjërata e tij, e katërta me radhë në kuadër të këtij forumi që po mbahet për herë të parë në Shkodër, do të nisë në orën 17:00 të ditës së Premte, në sallën A3 të Universitetit "Luigj Gurakuqi" të qytetit verior.

Vijo leximin

Edukim për mjedisin dhe klimën

Ndoshta jeni kuriozë për të ditur sesi kalon muaji prill në qendrën EDEN prej vitit 2005. Duke parë kalendarin e ditëve mjedisore në 22 prill shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës, dhe Qendra EDEN prej 13 vjetësh organizon përcjelljen e mesazhit për mbrojtjen e tokës duke u bërë dhe anëtar zyrtar i rrjetit “Earth Day Network” në vitin 2010. Tema e këtij viti “Edukim për mjedisin dhe klimën”, nuk mund të organizohej më mirë se në shtëpizën e “Edukimit mjedisor EDEN” pranë kopshtit zoologjik ku ka një ndërthurje dhe një reflektim shumë të mirë të këtyre dy çështjeve.

Vijo leximin

Malësi e Madhe: Sfidat e pjesëmarrjes publike në vendimmarrje

Sfidat e pjesëmarrjes publike në vendimarrje ka qenë fokusi i forumit qytetar organizuar në Bashkinë Malësi e Madhe, në kuadër të programit ACHIEVE të zbatuar nga REC Shqipëri dhe projektit "Një hap më tej drejt rritjes së pjesëmarrjes së gruas në vendimarrje" në bashkinë Malësi e Madhe zbatuar nga shoqata “Gruaja në INTEGRIM”. Nisma e mbështetur financiarisht nga Delegacioni i BE në Shqipëri, ka si qëllim të adresojë rritjen efektive të pjesëmarrjes publike në vendimarrje për çështjet e mjedisit.

Vijo leximin