Më të fundit

  • Alarmi nga ndotja, 630 raste në vit nga kanceri i mushkërive në Shqipëri

    Mjekët japin alarmin për vdekjet nga ndotja e ajrit. Gjatë një viti, në Shqipëri janë prekur 630 persona nga kanceri i mushkërive. Dhe, vit pas viti, kemi 50 raste më shumë se viti paraardhës. Në shtator të vitit 2014, qeveria shqiptare miratoi me një Vendim të Këshillit të Ministrave Strategjinë Kombëtare të Cilësisë së Ajrit, ku tregohen disa nga mangësitë. Në atë kohë u evidentua se Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik nuk kishin praktika të mirëfillta me monitorimin e ajrit në linjë me kërkesat e BE-së; nuk kontrollohen shkarkimet e gazeve nga automjetet, nga impiantet industriale, mungojnë planet qendrore dhe lokale.

    Lexo me shume
  • Rafineria e naftës nën hetim për ndotjen e lumit

    Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të përpiluar të premten dhe të shpërndarë të shtunën, Drejtoria e Policisë në Elbasan njoftoi se rafineria e  ndërtuar në fshatin Balldren të njësisë administrative Papër – e cila filloi punë në vitin 2016, do të ndiqej penalisht për “ndotje të ujërave” në bazë të nenit 203 të Kodit Penal.

    Lexo me shume
  • Ndotja e shkaktuar nga plastika, ekspertët: Grimca të dëmshme në ajër

    Banorët që jetojnë dhe punojnë pranë fabrikës së riciklimit të mbetjeve që u dogj, duhet të mos hapin dritaret edhe një ditë më pas, ndonëse flakët janë shuar e nuk ka tym. Ndotja e ajrit për shkak të djegies së plastikës vazhdon të ketë pasoja në shëndetin e tyre.

    Lexo me shume

Pyjet vazhdojnë të masakrohen

Kamera e “Fiks Fare” ka arritur të dokumentojë prerjen e pyjeve në qarkun e Korçës, ku firma private, apo individë të ndryshëm, presin dru vazhdimisht dhe i tregtojnë në qytet. Disa punëtorë që presin dru në fshatin Arrëz në Korçë thonë se ata i lejon një drejtor pyjesh, i cili është nipi i një zyrtari të lartë.Ndërkohë, krahas këtij zyrtari, firmat, apo individët që presin dhe tregtojnë dru zjarri, bashkëpunojnë me punonjës policie, të cilët i shoqërojnë gjatë gjithë rrugës. Ekipi i “Fiks Fare” shkoi në fshatin Boboshticë dhe Dardhë të Korçës.

Vijo leximin

Landfilli në Fier, tërhiqet firma, kërkon ndryshim të vendit

Impianti i përpunimit të mbetjeve në Fier nuk do të ndërtohet në fshatrat Mbyet, Plyk dhe Portez. Firma që fitoi projektin kërkoi që impianti i përpunimit të mbetjeve të ndërtohet në një zonë tjetër, pasi terreni në këto tre fshatra është i papërshtatshëm. Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Fierit, firma që fitoi projektin kërkoi që impianti i përpunimit të mbetjeve të ndërtohet në një zonë tjetër. Gjatë mbledhjes nuk munguan as përplasjet mes këshilltarëve të djathtë dhe atyre të majtë.

Vijo leximin

Në kërkim të “peshkut – njeri” dhe në Shqipëri

Proteus anguinus ose siç njihet ndryshe “peshku –njeri” (për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës e cila të kujton atë të njeriut) është amfib endemik i ujërave nëntokësore në shpellat e rajoneve gëlqerore dhe karstike të Europës Qendrore dhe Jug – Lindore. Të dhënat për të janë regjistruar për herë të parë që në vitin 1689 nga shkencëtari slloven Janez Valvazori. Ndërkohë që prania e tij është vërtetuar në vendet si Slloveni, Kroaci, Itali, Serbi dhe Mali të Zi (Burimi: www.amphibiaweb.org), është ende me pikëpyetje prania e tij dhe në Shqipëri.

Vijo leximin