Më të fundit

  • Ndëshkim subjekteve që kapin, balsamosin apo ekspozojnë shpendë të rralla

    Nga laguna e Kune-Vainit ku ndodhej për të parë nga afër mbajtjen e censusit kombëtar të shpendëve dimërorë të ujit për vitin 2018, Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi, shpalli aksionin kombëtar në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, për kontrollin dhe ndëshkimin e subjekteve që kapin, balsamosin apo ekspozojnë shpendë të rralla.

    Lexo me shume
  • BE 110 milion euro për ujë dhe kanalizime në Shqipëri

    Në peizazhin e Shqipërisë, në banesa dhe qendra biznesi, në qytete dhe fshatra shfaqen ende depozita metalike apo plastike uji. Uji i pastër vazhdon të vijë me orar, në një pjesë të mire të territorit 2 apo 3 herë në ditë. Kur ai vjen depozitat mbushen, njerëzit dhe bizneset plotësojnë nevojat e tyre të përditshme dhe presin orarin e radhës për të vazhduar jetën.

    Lexo me shume

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nxjerr urdhër për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike nën 30 mikron

Ditën e djeshme filloi trajnimi i inspektorëve të mjedisit për inspektimin online. Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me sistemin e ri nuk do ketë më inspektim jo elektronik. Pra, në vazhdim gjithçka do të jetë në sistem, transparente dhe e standartizuar. Thënë ndryshe, do të ketë zero mundësi për të ndryshuar më pas konstatimin e një shkeljeje nga ana e inspektorëve. Në trajnimin e zhvilluar morën pjesë edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Plarent Ndreca, i cili mban njëkohësisht edhe rolin e Kryeinspektorit të Mjedisit si dhe i Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari.

Vijo leximin

Osumi, “kosh plehrash”, mbetjet hidhen në lumë

Berati, qyteti simbol që promovon Shqipërinë në fushata dhe spote turistike fsheh një anë të errët. Në mungesë të një landfilli, 15 mijë ton mbetje hidhen çdo vit buzë Osumit. Dhe zgjidhja nuk është e afërt.. “Plagë nga e kaluara, po mundohemi ta zgjidhim për të bërë një studim për një landfill dhe rehablitimin e fushës aktuale në të dalë të Beratit...do të jetë disa kilometra më poshtë…dosjen e kemi përcjellë në ministri. Nëse miratohet do kemi një venddepozitim të rri më larg Beratit”, thotë kreu i bashkisë Petrit Sinaj.

Vijo leximin

Plehrat helmojnë qytetet. Vendet kthehen në “ferma” derrash, lopësh e delesh

Vendgrumbullime plehrash në mes të qyteteve, plazheve, lumenjve, madje edhe në zona turistike apo minierash. Lopë, dele, derra, kuaj, apo kafshë të tjera, kullosin në këto vende, çka e rrit ndjeshëm përhapjen e epidemive. Kjo është panorama e vendeve ku bashkitë hedhin mbeturinat çdo ditë, duke e kthyer Shqipërinë në një “kazan” të madh mbetjesh. Qindra mijëra shqiptare zgjohen dhe ngrysen në mes të plehrave, nuhasin aromën e tyre. Pjesa më e madhe e vendeve ku depozitohen mbetjet në qytetet kryesore të Shqipërisë janë afër qendrave të banuara.

Vijo leximin