Më të fundit

  • Ndotja e ajrit në Shqipëri, më e larta në Europë, njësoj si të pish 7 cigare në ditë

    Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, sipas një artikulli të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror.  Sipas hartës që tregon nivelin e ndotjes së ajrin nëpërmjet matjes së nivelit të grimcave PM 2.5 dhe konvertimin e tyre në sasi cigaresh të konsumuara, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të ndotjes (shiko hartën më poshtë). Sipas ngjyrosjes së hartës, Shqipëria i përket zonave me ndotje të lartë, e cila nëse do të konvertohej në cigare të konsumuara janë afërisht 7 (thuajse gjysmë pakete e konsumuar në ditë).

    Lexo me shume
  • Organizohet “Forumi Rajonal Mjedisor 2018” në Librazhd. Hec-et në zonat e mbrojtura ‘kryefjala’ takimit.

    Nga Parku më i madh në Shqipëri ai i Shebenik Jabllanicës, u organizua forumi i nismës ligjore për përmirësimin e legjislacionit të konçesionit të Hidrocentraleve. Ky lobim do t’i dergojë qeverisë propozimet përkatëse që ndërtimi i HEC-eve të bëhet duke respektuar natyrën dhe nevojat e komunitetit që jeton në këto zona. Ka mjaft investitorë serioz, ashtu sikur ka dhe subjekte që kanë anashkaluar komunitetin. Monitorimi nga shoqëria civile dhe dëgjesat e komunitetit duhen sanksionuar me ligj – thotë Rexhep Rada një prej pjesmarrësve në forum profesor dhe përfaqësues i shoqërisë civile Elbasan.

    Lexo me shume
  • Shkrirja e akullnajave, shkencëtarët: Mure në fund të detit

    Ndërtimi i mureve në shtretërit e deteve mund të bëhet fronti i ri i shkencës së klimës pasi inxhinierët po kërkojnë mënyra të reja për të frenuar rritjen e nivelit të deteve që parashikohet të ndodhë si pasojë e ngrohjes globale. Duke ngritur barriera shkëmbinjsh dhe rëre, kërkuesit besojnë se mund të ndalin rrëshqitjen e akullnajave të nënujshme që po shpërbëhen në thellësi. Do të ishte një operacion drastik por mund të blinte kohë nëse ndryshimet e klimës do të vazhdojnë- mendon unioni gjeofizik evropian. Edhe pse nocioni mund të ngjasojë si fantashkencë, projekti është i realizueshëm.

    Lexo me shume

Ja cilët janë katër qarqet që rrezikohen më shumë nga zjarret

Ditët e fundit, disa vatra zjarri ka pasur në qytete të ndryshme, duke nisur nga Tirana, si në banesa e objekte ashtu edhe në sipërfaqe pyjore. Më i fundit ishte zjarri në pyllin e Semanit që angazhoi një numër të madh mjetesh e njerëzish për vënien nën kontroll të flakëve. Por si paraqitet situata sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit? IGJEUM njofton se janë katër qarqet më të rrezikuara nga zjarret: Fieri, Shkodra, Tirana dhe Lezha.

Vijo leximin

Parku më i madh fotovoltaik i Ballkanit në Akërni, MIE takim në terren me investitorët potencialë para ofertave

Në fillim të gushtit, Ministria për Infrastukturën dhe Energjinë njoftoi hapjen e garës për parkun më të madh fotovoltaik në vend me një kapacitet gjenerues të instaluar prej 50 MW. Por kur kanë mbetur rreth tre javë nga afati i fundit për paraqitjen e ofertës nga investitorët potencialë, Ministria ka njoftuar për një takim paraprak dhe vizitë në terren në zonën e Akërnisë Vlorë, ku është planfikuar ndërtimi i këtij parku. Në një njoftim zyrtar, Ministria bëri me dije se investitorët potencialë mund të marrin pjesë në këtë vizitë në terren ku do tju jepen edhe detaje shtesë për projektin.

Vijo leximin

Shihni pyllin e Semanit të mbuluar nga tymi, operacioni i FA-ve

Gazetari Ervis Kuci ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet nga droni të pyllit të Semanit që u përfshi sot nga flakët duke shkatërruar një pjesë të madhe pishash. Bregdeti dhe pylli janë mbuluar nga tymi që ngjitet lart dhe Forcat e Armatosura luftojnë për shuarjen e flakëve me helikopterë dhe kova gjigande. Mësohet se një helikopter i Forcës Ajrore ka ndërhyrë prej disa minutash për shuarjen e flakëve të zjarrit të nisura mëngjesin e sotëm përveç 4 zjarrfikëseve.

Vijo leximin