Më të fundit

  • PARKU KOMBËTAR LLOGARA: DIKUR RRUGA E ÇEZARIT NE TOKËN AKROKERAUNE

    Fillimi i fushatës ilirike të Çezarit me zbarkimin e papritur në brigjet e Akrokerauneve, në vendin e quajtur Paleste (Palasa), përmendet nga burime të ndryshme historike. Në studimin e tij Prof. Neritan Ceka “Çezari në akrokeraune- vende dhe gjurmë”, referuar librave historikë të kohës përmend se Çezari zbarkoi në Palasë (referuar edhe si Paleste ose Pharsalla) nëpërmjet Brindizit, një përgatitje me nxitim e fushatës me qëllim që të befasonte kundërshtarin dhe të shmangte ballafaqimin në det ku Pompeu kishte një përparësi detare absolute. Në librin e tij “De bello civili”, që është një ditar i asaj lufte, Cezari shkruan se kishte zbarkuar në mesditën e 5 Janarit “…inter Ceraunorum saxa et alia loca pericolosa … locum, qui appellabatur Palaeste” (…midis shkëmbinjëve Akrokeraunë dhe vendeve të rrezikshme … në vendin që quhet Paleste) (Caes. B. civ. III, 6).

    Lexo me shume
  • Pse Duhet Kontrolluar Skadenca e Ujit në Shishe – Rezultatet e Investigimit të AgroWeb

    Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që e keni kontrolluar datën e skadimit të një shisheje uji që ju keni porositur në lokal apo blerë në dyqan?

    Lexo me shume
  • Celularët dhe videot online po ndotin planetin

    Po udhëtoja me tren për në shtëpi, që nga stacioni i Pedingtonit, dhe kondicioneri i vagonit po e luftonte me vështirësi të nxehtin që vinte nga jashtë. Shumica e njerëzve shihnin celularwt, shumë prej tyre përpiqeshin të kapnin ndonjë lidhje drejtpërsëdrejti nga ndeshjet e botërorit, me sinjalin 4G që ikte e vinte. Interneti “wireless” që ofrohej nga treni ishte shumë problematik. Zukatja që rridhte nga kufjet nuk ndalej. Dhe me mijëra kilometra larg, në Loudoun Kaunti të Virxhinias, SHBA, një nga qendrat e serverëve më të fuqishëm në botë po bënte pjesën e vet për të vënë në punë atë që po shihja, teksa të dhënat nga e gjithë bota hyjnë e dalin çdo sekondw, në masë, nga ndërtesat e tyre të mëdha.

    Lexo me shume

Pronarët e gështenjave akuza qeverisë: As pronësinë nuk e njohën, as eksosistemin nuk e mbrojtën, gështenjën po e “ha”kanceri

Shoqata “Gështenja e Tropojës” ka bërë një denoncim të hapur ndaj qeverisë e cila sipas tyre po bëhet përgjegjëse mbi masakrën që i bëhet kulurës tradicionale të kësaj zone, gështenjës së Tropojës. Sipas shoqatës, qeveria duke mos njohur statusin e pronësisë dhe statusin e mbrojtjes së ekosistemit po shkatërron më vetëdije të vetmin ekosistem agro-pyjor të vleresuar me homogjenitetin gjenetik më të lartë në Europë. Madje sipas shoqates, një ekosistem i lënë pas dore, është jashtë çdo vëmendje për investime në kushtet kur masivët e gështenjës kërcënohen nga sëmundjet e rrezikshme.

Vijo leximin

5 dhjetor - Dita Botërore e Tokës (dheut)

Në këtë ditë advokohet mbi rëndësinë dhe nevojën e tokës (dheut) për njerëzit dhe për menaxhimin e qëndrueshëm të saj. Nën drejtimin e Mbretit të Tajlandës dhe në kuadër të “Partneritetit Global për Tokën”, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) mbështeti krijimin e Ditës Botërore të Tokës si një platformë për rritjen e ndërgjegjësimit në nivel global. Në Shqipëri toka bujqësore zë 24.2% të sipërfaqes totale të tokës, ndërsa fondi pyjor dhe kullotat zënë 75.8% të sipërfaqes.

5 dhjetor - Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Kjo ditë është një mundësi për njerëzit dhe organizatat me bazë vullnetare të promovojnë kontributin e tyre për zhvillim në nivel vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar. Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 17 Dhjetor 1985. Në Shqipëri ligji “Për vullnetarizmin” është miratuar në vitin 2016-të, duke i dhënë një shtysë edhe më të madhe përfshirjes vullnetare në çështjet mjedisore shqiptare.