Më të fundit

  • PARKU KOMBËTAR LLOGARA: DIKUR RRUGA E ÇEZARIT NE TOKËN AKROKERAUNE

    Fillimi i fushatës ilirike të Çezarit me zbarkimin e papritur në brigjet e Akrokerauneve, në vendin e quajtur Paleste (Palasa), përmendet nga burime të ndryshme historike. Në studimin e tij Prof. Neritan Ceka “Çezari në akrokeraune- vende dhe gjurmë”, referuar librave historikë të kohës përmend se Çezari zbarkoi në Palasë (referuar edhe si Paleste ose Pharsalla) nëpërmjet Brindizit, një përgatitje me nxitim e fushatës me qëllim që të befasonte kundërshtarin dhe të shmangte ballafaqimin në det ku Pompeu kishte një përparësi detare absolute. Në librin e tij “De bello civili”, që është një ditar i asaj lufte, Cezari shkruan se kishte zbarkuar në mesditën e 5 Janarit “…inter Ceraunorum saxa et alia loca pericolosa … locum, qui appellabatur Palaeste” (…midis shkëmbinjëve Akrokeraunë dhe vendeve të rrezikshme … në vendin që quhet Paleste) (Caes. B. civ. III, 6).

    Lexo me shume
  • Pse Duhet Kontrolluar Skadenca e Ujit në Shishe – Rezultatet e Investigimit të AgroWeb

    Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që e keni kontrolluar datën e skadimit të një shisheje uji që ju keni porositur në lokal apo blerë në dyqan?

    Lexo me shume
  • Celularët dhe videot online po ndotin planetin

    Po udhëtoja me tren për në shtëpi, që nga stacioni i Pedingtonit, dhe kondicioneri i vagonit po e luftonte me vështirësi të nxehtin që vinte nga jashtë. Shumica e njerëzve shihnin celularwt, shumë prej tyre përpiqeshin të kapnin ndonjë lidhje drejtpërsëdrejti nga ndeshjet e botërorit, me sinjalin 4G që ikte e vinte. Interneti “wireless” që ofrohej nga treni ishte shumë problematik. Zukatja që rridhte nga kufjet nuk ndalej. Dhe me mijëra kilometra larg, në Loudoun Kaunti të Virxhinias, SHBA, një nga qendrat e serverëve më të fuqishëm në botë po bënte pjesën e vet për të vënë në punë atë që po shihja, teksa të dhënat nga e gjithë bota hyjnë e dalin çdo sekondw, në masë, nga ndërtesat e tyre të mëdha.

    Lexo me shume

”Shqipëria Punon Tokën - Konsumo Shqip”, Veliaj: Të mbështesim prodhimet vendase

Me rastin edhe të 73 vjetorit të Ditës së Çlirimit është çelur ditën e djeshme në “Sheshin Nënë Tereza” në Tiranë, panairi më i madh i produkteve bujqësore vendase, “Shqipëria Punon Tokën – Konsumo Shqip”. Më shumë se 520 fermerë e biznese që aktivitetin e tyre e kanë përqendruar te agrobujqësia, kanë prezantuar prodhimet e tyre bio dhe autentike, ndërkohë që qytetarët kanë mundësi të blejnë dhe të shijojnë produkte cilësore.

Vijo leximin

National Geographic rendit Shqipërinë mes udhëtimeve më të mira për vitin 2018

Revista ikonike e udhëtimeve, natyrës dhe jetës së egër, ‘National Geographic’ ka publikuar listën e udhëtimeve më të mira që duhen ndjekur në vitin 2018. Mes 21 vendeve të përzgjedhura për aventurën, rrugëtimin, ushqimin dhe jetën vibrante, revista ka përzgjedhur edhe Shqipërinë. Vendi ynë përfaqësohet me një fotografi të Elaine Ferrito Calip, i cili ka kapur momentin kur një zhytës eksploron një ngarkesë me amfora të epokës romake, të mbetura nga një anije e përmbytur.

Vijo leximin

Çiklistët në Tiranë pedalojnë për më shumë siguri në rrugë

Komuniteti i çiklistëve në Tiranë organizoi të premten një pedalim sensibilizues në mbrojtje të të drejtave të përdoruesve të biçikletave në rrugë. Të mbledhur në grupimin Critical Mass, dhjetëra çiklistë pedaluan nga sheshi Nënë Tereza drejt Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugës së Durrësit. Ata ndërgjegjësuan gjithashtu për aksidentet e shumëta me pasojë vdekjen e çiklistëve kohët e fundit në kryeqytet. Erald Halili, një nga organizatorët i tha BIRN se më shumë duhet bërë për të siguruar jetën e atyre që përdorin dyrrotakët.

Vijo leximin